
Bylisi bën lëvizjen e parë zyrtare në merkaton e dimrit. Ish-kapiteni Mariglen Shoshi është rikthyer në skuadër duke firmosur për ballshiotët.
Bëhet fjalë për Mariglen Shoshin, qendërmbrojtësin me eksperiencë, i cili në pjesën e parë të sezonit u aktivizua me skuadrën e Tre Fiorit në San Marino.
Pas kësaj aventure jashtë vendit, Shoshi ka pranuar të rikthehet te Bylisi, skuadër që lufton për t'u ngjitur në Superligë, ndërsa është 6 pikë pas Lushnjes së vendit të parë në Grupin B të Kategorisë së Parë.
Por, siç mësohet nga burime pranë klubit të Bylisit, ballshiotët po përgatiten për të sjellë edhe katër përforcime të tjera gjatë kësaj merkatoje. Objektiv kryesor është një sulmues, i cili me shumë gjasa do të jetë nga Superliga.