
Pas përfundimit të takimit, trajneri i Korabit, Artan Mërgjyshi është shprehur se priste më shumë nga të tijtë, por deklaroi se skuadrës së tij i mungoi fati, pasi në pjesën e dytë ekipi i tij krijoi shumë raste për shënim.
"E dija se do të ishte një ndeshje e vështirë. Si Korabi dhe Laçi janë skuadra të reja, të formatuara në muajin e fundit. Patëm një pjesë të parë të vakët dhe pa shumë ritëm në sulm.
Por, pashë sinjale pozitive në pjesën dytë. Nëse do të kishim pak fat do të kishim marrë tri pikë, duke qenë se krijuam shumë raste për shënim.
Nuk po them se jam i kënaqur, pasi kam kërkesa edhe më të mëdha për ekipin.
Por, si ndeshja e parë për ne në këtë sezon, mendoj se barazimi është një rezultat i pranueshëm.
A jam në presion? Nëse nuk ke rezultate je i rrezikuar, por mendoj se si ndeshja e parë që ishte mendoj se jemi brenda pritshmërive", përfundoi trajneri i Korabit, Artan Mërgjyshi.