
Mërgim Berisha është futbollisti me orgjinë nga Kosova që zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat e Gjermanisë. Ditën e sotme ai ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Berisha i cili së fundmi ishte huazuar nga Fernerbache tek Augsburg në Bundeslia. Në detjat e huazimit ishte përfshirë edhe e drejta e blerjes nga ana e gjermanëve.
Pasi përmbylli një sezon fantastik ku në 23 ndeshje të zhvilluar arriti të shënonte plot 9 gola. Kjo gjë duket se ka bindur drejtuesit e Augsburg për të berë përfundimisht kartonin e tij nga Fenerbache.
Ky operacion iu ka kushtuar gjermanëve plot 4 milionë euro që janë derdhur në arkat e klubit turk. 25-vjeçari pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës për sezonin e ardhshëm.