Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka rrëfyer tek “Rtsh-Sport”, vështirësitë e para si trajner i Tiranës. Ai është shprehur se dita e parë ka qenë shumë zhgënjyese për të.
Ai ka thënë: “Të them të drejtën nuk kam folur me ndonjë njeri për ardhjen time tek Tirana si trajner. Nuk më ka këshilluar dikush, vetëm Sulejman Mema, djali i xhaxhait, më uroi vetëm sukese.
Dita e parë kur shkova tek Tirana si trajner, ka qenë ditë për t’u harruar, ishte një tmerr. Lojtarët kur vjen një trajner i ri duan të bëjnë show. Atë ditë kam parë lojtarë që qeshin, lojtarë me motorr të fikur. U zhgënjeva shumë. Nuk e prisja një situatë të tillë.
Duke më njohur si tip, ata u përshtatën më ndihmuan mua, ndihmuan dhe veten, kërkonin më shumë nga vetja”.