Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Mediat ruse nuk kursehen për Partizanin, njihuni me titujt më pikantë

Shkruar nga NEWSPORT
Mediat ruse nuk kursehen për Partizanin, njihuni me titujt më

Fitorja e Krasnodar me shifrat 4-0 ndaj Partizanit, u ka dhënë dorë të lirë gazetarëve rusë që të mos kursehen për titujt e vendosur për artikujt që kanë shkruar në lidhje me këtë takim. Fjalët “shtyp, shqyen, deklasim, rival virtual” kanë mbizotëruar në këto artikuj, të cilët e kanë nënvlerësuar Partizanin shqiptar.

sport-express.ru: Joga Bonito nga Krasnodari, “demat” mundën Partizanin

kremlinpress.ru: Krasnodar shqyen Partizanin shqiptar me rezultatin 4-0

football.kulichki.net: Krasnodari shtyp Partizanin. Asnjë vështirësi për skuadrën e Kononov që kthen në formalitet ndeshjen e kthimit.

ianews.ru: Krasnodari deklason Partizani. Ndeshja u zgjidh që në pjesën e parë.

izvestia.ru: Krasnodari fiton thellë në shtëpi ndaj Partizanit. Klubi rus thuajse ka siguruar fazën në grupe të Ligës së Europës.

vesti.ru: Krasnodari mbyll gjithçka me Partizanin. Fitoi 4-0 ndeshjen ndaj rivalëve dhe virtualisht është i kualifikuar në fazën në grupe të Europa League.

kubantv.ru: Krasnodar shkatërron shqiptarët.

bloknot.ru: Krasnodar fiton pa ndeshur rezistencë ndaj rivalëve të Partizanit. Në fakt, nuk kishte ndonjë guximtar i cili ishte gati të vinte bast për ekipin modest nga Tirana. Kualifikimi në turin tjetër është thuajse 100% i sigurt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga