Sapo është mësuar lajmi i largimit të Milot Rashicës nga Shqipëria për të zgjedhur kombëtaren e Kosovës menjëherë ka nisur debati mes tifozëve. Deklaratat kanë qenë mjaft të forta duke hedhur akuza e kundërakuza, ndërsa ka pasur lumë komentesh në postime të mediave të ndryshme.
Në një shkrim të gazetës "Zëri", e cila fajëson tifozët për përçarje, nuk mungojnë dhe mjaft shqiptarë mjaft të irrituar me vendimet e Shalës dhe Rashicës, ndërsa të tjerë përmendin gjakun e derdhur nga ushtarët e UÇK-së për bashkimin kombëtar. Ky quhet ofendim nga gazeta kosovare, ndërsa kjo përçarje nuk dihet ende se ku do të shkojë pas nxitjes mediatike që po i bëhet nga dita në ditë.
[caption id="attachment_26919" align="aligncenter" width="564"] Faksimile e komenteve të tifozëve në shkrimin e gazetës "Zëri"[/caption]