Theophilus Solomon është përfolur shumë në këtë merkato dimri për t'u larguar nga Partizanit. Drejtuesit kanë konfirmuar ofertat për futbollistin por që janë nën nivelin e pretenduar nga të kuqtë.
Sot, sulmuesi afrikan ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me valixhe në duar duke u larguar nga stërvitja. Ndërkohë për të provokuar dhe ndoshta trazuar situatën ai ka bërë edhe një sondazh për tifozët, nëse këta të fundit duan apo jo të largohet.
Sot, skuadra e Partizanit do të udhëtojë drejt Korçës, atje ku do të luajë nesër kundër Skënderbeut. Dhe kësisoj, edhe Solomon ka marrë me vete edhe valixhen që duket se është bërë shkak për të "provokuar" në rrjetet sociale.

Poll