
Tragjedia që kaploi mëngjesin e 26 nëntorit është tema e ditës në Shqipëri, duke u harruar për një moment edhe futbolli. Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro ka vendosur të bëjë edhe psikologun për t'iu ardhur në ndihmë lojtarëve të tij. Numri një i stolit po punon për të mbajtur grupin të bashkuar, duke zhvilluar seanca pozitive.
Trajneri Duro shprehet se kjo ndalesë i vjen në ndihmë ekipit, duke u rikuperuar për ndeshjet e ardhshme. Ai tregon se tanimë e ka grupin të plotë, duke qenë në formë maksimale për ndeshjen e radhës. "Është një ndërprerje e paparashikueshme dhe nuk e kishim menduar një katastrofë të tillë. Ndërpreja na ka shërbyer edhe pse në ndeshjen e fundit ishim të plotë, kishim pak ditë për t'u përgatitur".
"Gjendja emocionale është e rënduar te lojtarët. Kanë pasur ankth dhe frikë për shtëpitë, por seancat i kemi zhvilluar normalisht". Më tej Duro ka folur për ndeshjene radhës ndaj Tiranës, duke e cilësuar me aromën e derbit. "Kemi një javë kohë për të përgatitur ndeshjen. Tirana është një ekip që nuk ka nevojë për komënte sepse është mirë si në aspeëktin individual dhe ekipor. Në të tilla takime, ekipi ynë motivohet dhe nuk ka nevojë për stimuj. Pres që Gavazaj dhe Abazaj të bëjnë më tepër, duke qenë se u bashkuan më vonë me ekipin. Kur drejtoja Partizanin nuk u munda asnjëherë në 2014, ndaj edhe me Kukësin do e trajtoja si derbi".