
Të gjithë e njohin mënryën se si feston Gabriel Jesus. Sulmuesi i Manchester Cityt sa herë që dërgon topin në fundin e rrjetës, tenton të imitojë telefonin. Kjo e ka një shpjegim, të cilin braziliani e jep për mediet angleze. Gjithçka lidhet me ish të dashurën e tij, e cila e shqetëson vetëm tani që është lojtar i ''qytetarve''.
''Ky lloj festimi i dedikohet ish të dashurës timë. Ajo nuk mu përgjigj mua kur isha te Palmerias në Brazil, e tani që jam te City më shkruan'' - thotë sulmuesi.Kujtojmë që Gabriel Jesus kaloi nga Palmeiras te gjigandi anglez në vitin 2017. Gjithashtu, 23 vjeçari ka luajtur më parë edhe për Palmeiras U17.
Poll