
Kalimi i Kristjan Asllanit te Interi, padyshim ishte lajmi i bujshëm i kësaj merkato vere. Mesfushori 20-vjeçar i kombëtares shqiptare ka bërë hapin e rëndësishëm në karrierë.
Ai është në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve të para me fanelën e zikaltërve. I konsideruar si “Pirlo i ri”, Asllani ka shkruar së fundmi një letër emocionuese duke treguar një pjesë të jetës si dhe pritjen e bërë në klubin interis.t.
“Sagra dello stringozzo” (festë tradicionale në Buti) është një ngjarje që nuk duhet humbur në pjesën time të Italisë. Unë mbërrita në Buti kur isha dy vjeç, pasi u largova me familjen time nga Shqipëria
Dy vite më parë, para Covid-it, isha atje. Më pëlqejnë festivalet dhe të jem kamarier. Vrapoj i djersitur, shmang karriget dhe mushkonjat për t’u sjellë ushqim bashkëfshatarëve, turistëve dhe njerëzve që dynden aty.
Dy vite më vonë, m’u desh të anashkaloja festivalin sepse përmbusha ëndrrën time për t’u bërë lojtar i Interit. Çfarë emocioni kur mora atë mesazh nga Javier Zanetti: “Mirë se erdhe tek Interi, Kristjan!” Thuasje më ra të fikët.
Ndërsa miqtë e mi më të mirë po shërbenin në tavolina, u gjenda në të njëjtën dhomë me Romelu Lukakun për të kaluar, nën stres, ekzaminimet mjekësore. Kisha veshur një fanellë të Interit, sepse Interi kishte sapo më kishte blerë. Pak e kuptova se ç’po ndodhte ato ditë, për të qenë i sinqertë, vëmendja kryesore nuk ishte tek unë… Në vitin 2010 isha 8 vjeç dhe ecja në majë të gishtave në lokal, po përpiqesha të shihja një pjesë të ekranit ku transmetohej finalja e Champions League kundër Bayern Munchen. Atë natë kuptova se e doja këtë ekip. Mund të ndienim karriget që dridheshin mbi pllaka kur Milito tregoi me gisht Van Buyten, atëherë nuk kuptuam më asgjë. Mbaj mend që disa gota fluturuan në tokë, dhe unë u hodha përpjetë.
Brenda një viti fitova kampionatin me të rinjtë (Empoli), duke eliminuar Interin në gjysmëfinale me një gol nga goditja e lirë; shënova golin tim të parë në Serinë A kundër Interit dhe në fund u vesha zikaltër, por i tillë kam qenë gjithmonë. Kam fjetur me topin nën krahë, mbuluar me batanije, siç bëjnë fëmijët për t’u mbrojtur nga përbindëshat e natës. Kam ëndërruar që fansat të bërtisnin emrin tim kur të firmosja me Interin. Pak ditë më parë zbulova se nuk ishte ëndërr. Babai më çoi për herë të parë në Milano për të parë një derbi shumë vite më parë, ne fituam 2-1. Ai u kthye aty kur shënova golin tim të parë në Serinë A, disa muaj më parë. Duhet të jetë fati, po e pres me padurim në debutimin tim, të shohim çfarë do të bëj”, shkruan në letrën e tij emocionuese Kristjan Asllani.