
Sulmuesi anësor i Tiranës, Grent Halili ka folur para derbit me Partizanin, që do të luhet të premte në orën 18:00 në "Air Albania Stadium". Bardheblutë kampion në fuqi vijnë nga një formë jo e mirë sportive, teksa edhe mungesat janë prezente si pasojë e dëmtimeve.
Halili ndalet edhe te etiketimi si "djali i presidentit", duke theksuar se në fushë të gjithë janë njësoj. Sulmuesi e ëndërron një gol në derbi, duke theksuar se tej rëndësisë së ndeshjes, pikët vlejnë njësoj ndaj të gjitha skuadrave.
"Presioni para derbit ? Derbi ka rëndësinë e vet por nuk besoj se jemi në presion. Këtë gjë e kemi pasur të pranishëm gjatë gjithë kohës dhe nuk mendoj se do ndikoj presioni.
Djali i presidentit? Kam përgjegjësi më të mëdha sepse jam çuni i presidentit, nuk dua ta mendoj këtë. Në fushë jam I njëjtë dhe I vetëdijshëm se në syrin e tifozëve jam djali I presidentit. Unë jam si gjithë të tjerët dhe gabimet janë të pranishme në fushë dhe dua të bëj sa më pak të tilla.
Goli në derbi? E ëndërroj. Shpresoj ta shënoj por e rëndësishme është marrim pikët.
Kundërshtari? Respekt po, frikë aspak. Jemi Tirona dhe nuk kemi frikë askënd. Është si çdo ndeshje tjetër, ka rëndësinë e vet por pikët janë njësoj si me Partizanin dhe ekipet e tjera.
Mbrojtja e titullit? Unë besoj, shpresa vdes e fundit dhe kemi treguar se dimë të ngrihemi dhe shpresoj t'ia arrijmë kësaj gjëje në ndeshjet e ardhshme", u shpreh Grent Halili për Supersport.