
Koha e pritjes mbaroi dhe pas 262 ditësh të vështira Arbër Zeneli është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Futbollisti nga Kosova do jetë gati për ndeshjen e të dielës mes ekipit ku ai aktivizohet Reims dhe Saint Ettiene. Zeneli, përveç se në Francë ka qënë pjesë edhe e kampionatit holandez ku ka veshur fanellën e Heerenven. Jo vetëm kaq, pasi në Suedi me ekipin e Elfsborg ai hodhi hapat e parë të karrierës.
Rikthimi në fushë i 25 vjeçarit pritet me interes të madh pasi Reims në këtë fazë të sezonit ka nevojë për një lojtarë të tillë. Për t'u vlerësuar mbetet fitimi i plotë i minutave në këmbë pasi kemi të bëjmë me një dëmtim që ka qënë shumë problematik.
Poll