Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Më i miri në fushë për PARTIZANIN, Bruno TELUSHI luajti ndaj Bylisit i sakatuar (E PABESUESHME Ç'BËN VLONJATI)

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani barazoi ndaj Bylisit në stadiumin "Air Albania" me rezultatin 2-2. Të kuqtë vuajnë ende nxjerrjen e rezultateve, si dhe lojën bindëse në mesin e fushës. Ekipi i drejtuar nga Sormani arriti të shënonte shumë shpejt dy gola, por Bylisi gjeti motivimin për të barazuar ndeshjen. Në fushë u duk që Partizani vuajti mungesën e disa lojtarëve kryesor, ndonëse virozat dhe dëmtimet kanë ndikuar dhe në formën fizike të atyre që ishin në fushë.

Bruno Telushi është një nga mesfushorët më të mirë të Partizanit, i cili këtë sezon është kthyer si "ushtari" lider i të kuqve. Në sfidën e sotme padyshim që vlonjati ishte nga një më të mirët në fushën e lojës edhe pse u detyruar që shumë herë të qëndronte i tërhequr për të bllokuar sulmet e ballshiotve. Gjatë kësaj jave për mesfushorin 29 vjeçarë është raportuar se ka vuajtur një dëmtim të lehtë në kavilje, e cila mund ta linte dhe jashtë ndeshjes.

Newsport.al ka arritur që të sigurojë disa foto të këmbës së Bruno Telushit vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes. Edhe pse më parë bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë të vlonjatit, nga fotot duket qartë që kavilja është e mavijosur, ndërsa këmba totalisht e enjtur. E megjithatë duket se Telushi nuk ka dashur ta bëjë pushim sfidën ndaj Bylisit, duke u futur në lojë që nga minuta e parë. //NEWSPORT.AL//

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga