
Gianni De Biasi është rikthyer të flasë për Kombëtaren shqiptare. Tekniku italian aktualisht është pjesën e Kombëtares së Azerbajxhanit, ndërsa ka dhënë një intervistë për emisionin "Skaner". De Biasi është shprehur se të pësosh dy gola nga Anglia është një rezultat i mirë pasi anglezët janë një ekip që kanë kualitet dhe mund të shënojnë shumë gola. Në fund, italiani që dërgoi Kombëtaren kuqezi në Europiani bëri edhe një krahasim mes ekipit që ai drejonte dhe Kombëtares së sotme që drejtohet nga Reja.
"Në jetë duhet të besosh edhe gjëra që duken të pabesueshme në fillim. Kështu ishim edhe ne atëherë kur u kualifikuam në Europian. Anglia është e padiskutueshme në vendin e parë, por mund të bëhet rezultat kundër Polonisë dhe Hungarisë. Për t'ia dalë në fillim duhet të besosh.
Të humbësh 2-0 kundër Anglisë është një rezultat i mirë, pasi janë skuadra që mund të bëjnë 4-5 gola. Unë nuk e kam para ndeshjen, por kjo është përshtypja që me jep. E rëndësishme është që ndaj skuadrave si Anglia të shfaqesh veten. Ata kanë lojtarë shumë kualitativ pavarësisht se edhe Shqipëria ka futbollistë në Seria A."
I pyetur se kush kombëtare e Shqipërisë është më e fortë, kjo aktuale e Edy Rejas apo e tij në 2016 që shkoi në Europian, De Biasi u përgjigj: "Për mua skuadra ime e Shqipërisë ishte skuadra më e fortë në botë".