
Ermir Lenjani mbetet një nga më të mirët në Kombëtaren shqiptare të futbollit. Lojtari ka dhënë një intervistë për RTV Dukagjini, ku ka folur për eksperiencën aktuale te Grasshopers në Zvicër, por edhe për tema të tjera. Lenjani tha se kuqezinjtë besojnë te kualifikimi i mundshëm, teksa pohoi se ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë janë të rëndësishme.
"Grasshoppers është ndër klubet më të mëdha në Zvicër dhe sigurisht e meriton të jetë në superligë. I kemi edhe pesë ndeshje dhe duhet të ruajmë formën e kohëve të fundit për ta arritur qëllimin.
Ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë janë vendimtare për ecurinë tonë në kualifikime. Kemi shanse të mira për të arritur vendin e dytë në fund.Kemi kualitete më të mira se në të kaluarën. Shpresojmë të arrijmë përsëri një kualifikim historik" - Tha ai.