Erion Braçe ka shpërthyer sërish ndaj FSHF-së dhe presidentit Armando Duka. Zv.kryeministri ka publikuar një foto të Jasir Asanit, sulmuesit të Partizanit që ishte i përlotur pas humbjes së djeshme nga Vllaznia. Të kuqtë u mposhtën 0-1 me një penallti të kontestuar që u kthye në gol nga Marku.
Në postimin e tij, Braçe edhe pse nuk përmend emra i drejtohet pikërisht, presidentit Duka që e ka sulmuar pothuajse çdo herë.
Postimi i Braçes:
KA ZOT, KA!
SEPSE;
NUK KA GJE ME TE POSHTER SE PADREJTESIA!
NUK KA GJE ME TE NDYRE SE SA TI PESHTYSH MUNDIN, DJERSEN, SAKRIFICEN, PASIONIN E ENDREN
NJE NJERIU!
KA ZOT, KA!
SIC KA LIGJ DO KETE EDHE DREJTESI!
IMUNITETIT TE HORRIT PO I VJEN FUNDI!
KOKEN LART KAMPION Jasir Asani SEPSE KOKEN POSHTE DUHET TA KETE
I LIGU, I NDYRI, I KORRUPTUARI!
