
Stadiumi i Mitrovicës në Kosovë "Adem Jashari" do të mbyllet për vitin 2019 për t'iu nënshtruar një tjetër investimi. Vendimi erdhi pasi ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve Kujtim Gashi deklaroi në "Koha TV" se është lëvruar një fond prej 12 milionë € për të restauruar stadiumin e Mitrovicës në mënyrë që të ketë mundësi dhe përfaqësuesje Kosovës të zhvillojë ndeshjet e saj ndërkombëtare.
Në total për stadiumin "Adem Jashari" janë investuar 2 milionë e 240 mijë € ( herën e parë 740 mijë €, të dytën 1 milionë e 500 mijë €).
Ky stadium do të licensohet si i kategorisë së katërt të UEFA-s. Ai ka një kapacitet prej 18 mijë e 500 vendesh.
Poll