
Sapo kanë përfunduar dy takimet e vlefshme për Superligën e Kosovës.
Drita dhe Gjilani nuk kanë shkuar më shumë sesa një barazim pa gola, në një 90 minutësh ku mbretëroi spektakli. Kështu, Drita shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, ndërsa gjilanasit një pikë më pak dhe një vend më poshtë.
Pa gola u mbyll edhe takimi tjetër mes Trepçës 89 dhe Feronikeli. Kjo ishte java e gjashtë e Superligës së Kosovës, e cila i dha veridiktet e saj.
Poll