
Raundi i parë i ndeshjeve çerekfinale ka përfunduar në Champions League dhe pas ndeshjeve të mbrëmshme Juventus -Real Madrid (0-3) dhe Sevilla - Bayern Munchen (1-2) sonte ishte rradha e ndeshjeve të tjera për të plotësuar këtë raund.
Derbin e Premier League në Champions League e fiton dhe e dominon ekipi i Liverpool. Të kuqtë imponohen në shifrat 3-0 kundër Manchester Cityt. Një dominim total kundër skuadrës së Guardioles ku Liverpool iu fal golave të Salah, Chamberlain dhe Mane për të arritur fitoren dhe për të hedhur një hap të madh në kualifikimin në gjysmëfinale.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes kishte një duel italo-spanjoll. Barcelona mundi në shifrat 4-1 Romen. Katalanasit iu falën dy autogolave të verdhekuqve me autor De Rossin dhe Manolas ndërsa vulosi shifrat Pique. Për Romen shënoi Dzeko që jep njëfarë shprese për ndeshjen e kthimit. Ndeshjen përfundimisht e mbylli Suarez me golin e tij në minutën e 87-të. Në këtë mënyrë blaugranat 'likuidojnë' që në ndeshjen e parë italianët dhe tashmë kualifikimi është një formalitet.