
Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje nga java e 9-të e Superligës së Kosovës. Ballkani ka mundur në shtëpi Prishtinën, me rezultatin 1-0, duke marrë kreun e klasifikimit me 20 pikë, e ndërsa kryeqytetasit mbeten në kuotën e 13 pikëve.
Më pas, Trepç 89 dhe Feronikeli janë mbyllur në barazim 1-1, ku asnjë prej skuadrave nuk ka arritur të marrë pikët maksimale.
Më pas, Vushtrria dhe Flamurtari kanë barazuar në shifrat 2-2.
Ballkani është surprizë në vendin e parë me 20 pikë, kurse ndjek Drita në vendin e dytë me 17 pikë, por me një ndeshje më pak.
Poll