Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mbushën shkallët e stadiumit, FSHF-ja mesazh tifozëve: Ëndrra vazhdon, sëbashku mund të shkojmë shumë larg!

Shkruar nga NEWSPORT
Mbushën shkallët e stadiumit, FSHF-ja mesazh tifozëve:

Shqipëria mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Islandës. Kuq e zinjtë fituan bindshëm 4-2 duke marrë një 3 pikësh që i mban në lojë për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020.

Edhe pse kombëtarja nuk po kalonte një moment të mirë, tifozët nuk e braktisën skuadrën, por ishin të shumtë në numër në shkallët e stadiumit. Me anë të një postim FSHF-ja ka falenderuar të gjithë të pranishmit si dhe ka dhënë një mesazh.

Postimi i FSHF-së:

Faleminderit nga zemra!
Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët kuqezi, dëshirojnë të falenderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar, që nuk kanë hezituar kurrë të bëjnë me mijëra kilometra për fanellën e shenjtë kuqezi dhe kanë qënë pranë skuadrës në ditë të mira dhe në ditë të vështira. Ky binom, tifozë-lojtarë, na ka treguar edhe më parë se është binomi fitues. Sëbashku kemi treguar se kur jemi të bashkuar mund të arrijmë rezultate që për shumë dukeshin utopike, duke bërë bërë të pamundurën të mundur.
Ëndrra vazhdon, sëbashku mund të shkojmë shumë larg!

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga