Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mbrojti SHQIPËRINË në CAS, "heroi" rrëfen të pathënat: Ju ndoqa në Europian, ja si është dënuar SKËNDERBEU

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojti SHQIPËRINË në CAS, "heroi" rrëfen të

Njeriu që mbrojti Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) përpara 4 viteve Antonio Rigozzi u rrëfye për herë të parë për "Top Channel" duke treguar arsyet se përse mori përsipër ccështjen e dhënies së e pikëve në tavolinë në sfidën kaotike të 14 tetorit me Serbinë për kampionatin europian të 2016.

"Si vendosi të mbronte Shqipërinë në CAS? Më kujtohet shumë mirë ajo ngjarje edhe pse e pata parë fillimisht në televizor se çfarë ndodhi. Pas pak kohësh marr një telefonatë nga presidenti i federatës Armand Duka, i cili ishte sigurisht në një tension të madh. Kjo edhe për faktin që në atë vit në atë situatë grupi 3 pikë më shumë apo më pak vlenin kualifikimin e Europianit. Mbaj mend që në atë periudhë Shqipëria ishte në vendin e parë në grup dhe isha shumë i befasuar.

A ishte i vështirë anulimi i vendimit të UEFA-s? Kushdo që sheh pamjet e asaj që ka ndodhur dhe arrin të përkthej atë që thërriste turma në stadium, të gjithë do të kuptonin që Shqipëria kishte të drejtë, por kjo është diçka që e ndjen përbrenda, por se si kjo gjë mund të konvertohet në anë juridike deri në masën sa të anulojë një vendim të atillë është krejtësisht diçka tjetër. Aspekti më i vështirë i kësaj çështjeje duke patur parasysh edhe këndvështrimin statistikor, shpesh janë federatat apo UEFA që fiton, sepse janë ato që marrin të parët vendimin. Është shumë e vështirë që në CAS të arrish të anulosh një vendim të UEFA-s dhe aq më tepër një vendim si ai që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Ndikimi i palës serbe te CAS-i? Për të fituar çështje të ngjashme është shumë e rëndësishme që të lësh pas sfondin politik dhe të përpiqesh të bësh një prezantim sa më juridik. Në CAS nëse fillon të bësh politikë nuk i fiton dot çështjet. Sigurisht politika aty mbetet nga pas, nuk mund të bësh asgjë për këtë, por një çështje në arbitrazh e fiton vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë jo politikisht. Unë nuk besoj se lobimet e ndryshme të shtete mund të arrijnë të influencojnë në gjykatën e arbitrazhit sportiv të Lozanës, arbitrat e asaj gjykate janë të një niveli shumë të lartë, janë personalitete si Filip Sans, njerëz që nuk mund të infliuencohen nga askush.

Ndjesia pas vendimit në favor të Shqipërisë? Unë nuk kam marrë kurrë në karrierën time aq shumë e-maile falenderimi nga shumë njerëz shqiptar dhe jo shqiptarë sa mora në momentin kur u zbardh vendimi që Shqipëria fitoi çështjen. E dija që këtu kishte shumë interes kjo çështje sepse vlente sa kualifikimi jo thjesht për rezultatin e ndeshjes. Dhe unë e ndjej që kam ndihmuar edhe unë në këtë këndvështrim Shqipërinë për të shkuar në Europian dhe e kemi ndjekur të gjithë si zyrë paraqitjen e kombëtares suaj në Francë.

A është i drejtë dënimi i Skënderbeut? Sa i përket hetimeve dhe dënimeve për trukime ndeshjesh shpesh bëhet fjalë për prova indirekte sepse në çështje të tilla nuk mund të gjenden prova direkte. Dikush që shet ndeshje nuk bën kontratë apo lë gjurmë. Megjithatë edhe këto prova nëse mjaftojnë apo jo i vendos KAS-i. Unë nuk jam në dijeni për çështjen e Skënderbeut apo ca ndodh në këtë rast sepse dyshimet vlerësohen më pas nga arbitrat dhe secili ka gjykimin e tij, por me dënime në bazë dyshimesh duhet të jemi të kujdesshëm", u shpreh për avokati Rigozzi.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga