Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj pak kohë më parë nënshkroi një kontratë afatgjatë në të cilën klauzola e largimit të tij është 50 milion euro. Por kjo nuk do të ishte e mundur nëse trajneri Mauricio Sarri nuk do ta kërkonte me ngul kalimin e tij nga empoli në pankinën napolitane.
Hysaj është një nga lojtarët e paprekshëm në formacionin e Napolit.
[caption id="attachment_60200" align="alignleft" width="520"] Elseid Hysaj[/caption]
Ish-drejtori sportiv i Empolit, Pino Vitale, ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar ishte shumë pranë Lacios dhe mungonte vetëm firma në kontratë.
“Sarri u tregua i aftë që e mori Hysajn te Napoli. Më kujtohet që futbollisti, para se të vishte fanellën e Napolit, mund të shkonte te Lacio për 3 milionë euro. Por e përsëris, trajneri u tregua i aftë që e mori me vete”, tha Vitale në një intervistë për “Radio Punto Zero”.
Sarri i kërkoi Napolit një sforco ekonomike dhe asokohe Empolit iu pagua 5 milionë euro për futbollistin shqiptar. Tifozët e ishin skeptikë për lëvizjen në merkato por Hysaj tregoi se mund të luajë në nivelet më të larta.
Nëse Napoli vendos ta shesë në fund të këtij sezoni, ashtu siç parashikohet, do të përfitojë dhjetëra miliona euro nga intuita e Sarrit që i rrëmbeu lojtarin Lacios dhe Igli Tares i cili ishte vënë në ndjekje të tij.