
Partizani ka bërë disa afrime cilësore në skuadër si Cektoviç, Boniface dhe Sukaj në këtë merkato dimri. Megjithatë të kuqve iu është rikuperuar një lojtar me shumë vlera siç është Mentor Mazrekaj. Fantazisti kishte 6 muaj jashtë fushave të blerta, ndërsa sot shënoi 2 gola në miqësorene zhvilluar në Antalia. Pikërisht mesi i fushës është i mbipopulluar tek të kuqtë.
Torassa, Mazrekaj dhe Trashi janë mesfushorë që luajnë si të majtë, pra kanë të njëjtin rol. Tashmë pritet të shihet se si do ta përcaktojë 11-shen titullare trajneri Sulejman Starova, duke qenë se të 3 futbollistët e sipërpërmendur kanë cilësi të padiskutueshme. Shpesh herë është provuar që Trashi të luajë si mbrojtës i majtë dhe me shumë gjasa 24-vjeçari do të zhvendoset në prapavijë, ndërsa"luftën" mes Mazrekaj dhe Torassës pritet ta zgjidhë vetëm "Bobi".