"Berisha" është padiskutim mbiemri më i suksesshëm i futbollit shqiptar për 2016, ndonëse përtej kufijve të vendit tonë.
Nga Italia deri në Australinë e largët, katër futbollistë me mbiemrin Berisha janë duke "çmendur" tifozët me paraqitjet e tyre.
[caption id="attachment_68724" align="alignleft" width="264"] Ish-kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha[/caption]
Nuk i bashkon lidhja e gjakut, edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, por i bashkon suksesi në klubet respektive. Bëhet fjalë për Etrit, Besart, Valon dhe Bernard Berishën, katër futbollistë që kanë mbiemrin e njëjtë me ish-kryeministrin Sali Berisha, por sërish askush prej tyre nuk ka lidhje gjaku as me të.
Etrit Berisha, portieri i Atalantës në Serinë A po shkëlqen në Itali, që nga momenti kur la Lacion për bergamasët.
Besart Berisha, sulmuesi që ka shënuar 90 gola në kampionatin e Australisë vazhdon të jetë një nga emrat që po bën bujë në futbollin e kontinentit të largët.
Valon Berisha, fitoi zemrat e shumë shqiptarëve, sidomos atyre të Kosovës pas vendimit për të lënë kombëtaren e Norvegjisë duke zgjedhur Kosovën. Me Salzburgun në Austri është duke bërë një sezon fantastik.
I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është Bernard Berisha, ish-sulmuesi i krahut i Skënderbeut, i cili dje kompletoi një transferim të bujshëm brenda kampionatit Rus, duke kaluar nga Anzhi te Terek Grozni.
Besart Berisha – Melbourne Victory FC- Australi
Bernard Berisha – Terek Grozny- Rusi
Etrit Berisha –Atalanta- Itali
Valon Berisha – Red Bull Salzburg- Austri