Ismet Munishi ka reaguar pas shkarkimit nga skuadra e Prishtinës. Trajneri i njohur nuk i “harron” polemikat teksa së fundmi ka bërë një koment në Facebook. Ai ironizon drejtuesit e bardhekaltërve ndërsa përmend “moton” e Plisave.
“Faleminderit shumë Kushtrim Sopa, zemra e Prishtinës. Shumë suksese në luftën e madhe. Mbi Prishtinën vetëm qielli”, ka komentuar ai në profilin e zyrtarit të klubit nga kryeqyteti, i cili e falënderoi trajnerin për kontributin.
Në krye të Prishtinës tashmë emëruar Debatik Curri, i cili do të jetë përkohësisht trajner i bardhekaltërve.
[caption id="attachment_684278" align="alignnone" width="1080"] Komenti i Munishit[/caption]
Poll