Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

 "Mbaj përgjegjësi për humbjen, do të ketë zhvillime", Shpëtim Duro paralajmëron largimin?!

Shkruar nga NEWSPORT
 "Mbaj përgjegjësi për humbjen, do të ketë

Flamurtari u mund nga Kukësi me rezultatin 1-2 brenda në Vlorë duke zgjatur serinë negative të vlonjatëve në javët e fundit. Një humbje që duket se ka trazuar disi ujërat në Vlorë dhe te kuqezinjtë nuk duket aspak e qetë situata. Kjo u vu re edhe në deklaratën e trajnerit Shpetim Duro pas ndeshjes ku ai dukej se paralajmëronte një largim.

Më konkretisht ai u shpreh : "Mbaj përgjegjësi për humbjen, do të ketë zhvillime". Por përse këto fjalë të trajnerit që ndërtoi një ekip me të vërtetë simpatik në fillim të sezonit dhe që të gjithë e duartrokitën. Apo mos vallë do ketë ndonjë masë ndaj ndonjë futbollisti të caktuar ? Këtë nuk e dimë dhe këtë mund ta sqarojë vetëm Duro ose drejtuesit e ekipit të Flamurtarit në orët ose ditët në vijim.

Por kjo është qartësisht një deklaratë largimi dhe lamtumire e një trajneri që ka qenë më jetëgjati në krye të stolit të vlonjatëve në vitet e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga