
Mentor Mazrekaj dhe Renato Malota vijojnë të jenë objektiv i Flamurtarit. Presidenti Sinan Idrizi e kanë lënë të hapur mundësinë e afrimit të këtyre dy lojtarëve. Administratori i ekipit të Flamurtarit nuk ka preferuar të japë një përgjigje konkrete për shtypin e shkruar. Idrizi ka nënvizuar faktin që do të ketë surpirza dhe objektivi 2023 është vetëm ngritja në elitën e futbollit shqiptar.
Renato Malota është pjese e Laçit që prej 3 sezonesh duke qenë njeherazi dhe një nga pikat kyçe të mbrojtes kurbinase. Eksperienca tij në superlig me 303 paraqitje dhe 17 gola të shënuar, e bën një lider të madh që mund ti jap ndihmën e duhur vlonjatve për arritjen e objektivave në rast transferimi në Vlorë.
Mentor Mazrekaj pas rikthimit të tij në superligën shqiptare me ekipin e Laçit, që i besoj atij lidershipin e mesfushës ka bërë që Mazrekaj të rikthehet tek forma tij e mëparshme. 33 vjeçari nga Prishtina më heret ka luajtur për ekipin e Partizanit, Prishtinës, Llapit dhe Ferizaj.