
Dje u luajt takimi mes Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 2-1, në favor të të kuqve pas një loje të rivalizuar nga të dy skuadrat. Ajo që ra në sy ishin masat që ishin marrë nga policia për këtë supersfidë të kampionatit shqiptar.
Newsport.al ka mësuar se 500 forca policore ishin angazhuar për këtë takim për të ruajtur rendin dhe sigurinë në stadiumin "Selman Stërmasi" në kryeqytet. Përveç pikëve në fushën e blertë, kjo ndeshje historikisht është luajtur dhe për prestigjin e dy tifozërive. Ndaj për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, uniformat blu kishin "blinduar" impiantin e vetëm të kryeqytetit.
Poll