Marselo Troisi rikthehet në Shqipëri. Pas një periudhe qëndrimi në Brazil pranë familjarëve të tij, ish-trajneri i Kukësit dhe Laçit ka udhëtuar sot drejt vendit tonë.
Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë trajneri brazilian përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke treguar udhëtimin nga Roma drejt Tiranës.
Nuk dihet ende nëse Troisi do të qëndrojë për shumë kohë në Shqipëri, ose nëse do ta shohim sërish në rolin e trajnerit apo menaxherit të futbollistëve, apo kjo vizitë është thjesht për të takuar miqtë e tij, të cilët në Shqipëri, Troisi i ka të shumtë.
Poll