Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Marash Kumbulla si Chiellini”, qendërmbrojtësi i KOMBËTARES çohet në “piedestal”

Shkruar nga NEWSPORT
“Marash Kumbulla si Chiellini”, qendërmbrojtësi i

Paguhet 50 mijë euro në sezon, por vlera e tij tashmë është 20 milionë euro. Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi i Kombëtares sonë është në qendër të vëmendjes për shkak të formës së mrekullueshme që ka treguar në këtë sezon me Veronën. Në Itali e krahasojnë me Chiellinin, madje Federico Balzaretti e ka thënë mjaft hapur:

“Kohët e fundit formohen mbrojtës që janë të mirë në ndërtimin e lojës, por që sigurisht kanë defekte në fazën mbrojtëse.

Kumbulla është ndryshe, është një mbrojtës ‘mbrojtës’, nga ata që mendojnë të mbrojnë portën e tyre, që të mos pësojnë gol. Për nga karakteristikat fizike, mua Kumbulla më kujton pak nga Giorgio Chiellini e ri”, ka thënë ai për 20-vjeçarin e pjesës difensive, shkruan “Goal.com”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga