
Nesër, kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Maqedonisë në stadiumin e Strumicës. Kjo përballje është e dhjeta mes të dy skuadrave dhe ka një rëndësi të madhe, pasi ai takim mund të jetë përcaktuar për ekipin që renditet në vendin e tretë në eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018".
Që nga viti 1994 e deri më tani, përfaqësuesja jonë ka luajtur nëntë takime me Maqedoninë. Statistikat flasin në favor të maqedonasve pasi kanë 4 fitore, ndërsa kuqezinjtë kanë arritur të triumfojën vetëm 2 herë. 3 takimet e tjera janë mbyllur në barazim.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të luhet nesër në orën 20:45, në stadiumin e Strumicës.
Poll