Renato Kurti është trajneri i ekipit të boksit të Tiranës dhe djali i ish-trajnerit të mirënjohur, Skënder Kurti. Tashmë ai ka vendosur të vazhdojë atë që babai i tij la pas dhe merr në dorë traditn e familjes Kurti.
Ekipi i boksit të Tiranës është ndër ekipet më të mira në vend por shpeshherë është përfshirë në polemika sidomos vitin e kaluar ku protestat e shumta në finale me Vllazninë çuan në një degradim me përplasje fizike mes skuadrave. Renato Kurti në një postim në faqen e tij në Facebook reagon dhe akuzon Federatën e Boksit për padrejtësi ndaj Tiranës
“Ekipi i boksit Tirona ka vite i dënuar nga Federata e boksit, i kryqëzuar në maksimum për të mos pasur sukses. Manipulime në albitrim, bashkime ekipesh, marrje e boksierave të huaj jashtë rregullit, futje e persova nënmoshe etj, etj, etj. Gjithe keto veprime jane bere gjithmonë vetëm me miratimin e federatës.”- shprehet Kurti.