
Ish futbollisti I Milanit dhe tashmë trajner tek Benevento Filippo Inzaghi ka dhënë një intervistë të gjatë për Sky sport ku ka folur gjithashtu edhe për krizën e Milanit. I pyetur në lidhje me mallkimin që mban numri 9 tek Milani, pas largimit të tij, Inzaghi u shpreh se atë mund ta thyente vetëm një lojtarë I madh.
“Nëse Ibrahimoviç do të vishte fanellën me numrin 9 atëherë mallkimi do të përfundonte. Nëse lojtarë të shkëlqyer e veshin atë, mallkimi do të zhduket. Lojtari më I mirë Italian është Immobile ai Lufton për çdo top. Është qëndra më e mirë dhe më pëlqen tek Kombëtarja, pasi me një si ai atëherë gjërat janë mirë. Shpresoj që Cutrone mund të bëjë mirë, e di që ai do dhe I ka shanset në Firence”, ka thënë Inzaghi.