Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Malësia e Madhe nderon dy lojtarët e kombëtares kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Malësia e Madhe nderon dy lojtarët e kombëtares kuqezi

Këshilli i Bashkisë së Malësisë së Madhe ka shpallur “Qytetarë Nderi” futbollistët e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj. Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe pritet që titulli t'u dorëzohet lojtarëve përmes një ceremonie të veçantë në të ardhmen. Lojtarët shkodranë do të nderohen për kontributin e dhënë në Kombëtare në “Euro 2016”. Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në 3 ndeshjet e zhvilluara të Shqipërisë në fazën e grupeve në Francë, madje në ndeshjen e parë duke qenë dhe kapiten i skuadrës, pas largimit të Canës me karton të kuq në mesin e pjesës së parë të takimit. Ndërsa Bekim Balaj nuk do të harrohet për golin e tij të mrekullueshëm ndaj Portugalisë, në fitoren që ishte pikënisja e ëndrrës së madhe të kampionatit europian.

[gallery columns="1" size="full" ids="11729"]

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga