Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Lushnjën e kemi studiuar", Mërgjyshi: Apolonia nuk del pa pikë, presioni te Pogradeci

Shkruar nga NEWSPORT
"Lushnjën e kemi studiuar", Mërgjyshi: Apolonia nuk del pa

Trajneri I Apolonisë, Artan Mërgjyshi ka folur për RTSH në prag të duelit me Lushnjën në Kategorinë e Parë. Tekniku ka theksuar se ndeshja do të jetë deçizive pas rikthimit nga Pandemia, ndërsa lidhur me dëmtimet tregon se Hysenshaj nuk do të jetë gati për duelin e fundjavës.

Mërgjyshi bson se presioni është mbi Pogradecin kryesues, pasi ka prapa dy skuadra dhe diferenca prej dy pikësh nuk do të thotë asgjë. Trajneri beson se e kipi I tij nuk do të humbasë në dy ndeshjet e para, teksa lufta në grupin B është vërtet e fortë. Pogradeci për momentin ka 39 pikë, I ndjekur nga Apolonia me 37 dhe Lushnja me 35. Dulet e ardhshme janë deçizive për skuadrën që do të ngjitet në Superligë.

Keni pasur dëmtime? Po kalojmë këtë periudhë dëmtimesh nga pandemia. I kemi pasur disa edhe të mbartura. Ndeshjen me Besën u aktivizuar disa. Hysenshaj nuk është I disponueshëm. Pjesa tjetër është në gjendje të mirë fizike dhe psiqike.

E nisni ndaj një kundërshtari direkt? Ndeshjet I kemi riparë. Lushnja ka eksperiencë dhe cilësi. Të godasin nga standartet. Jemi në kushte të barabarta nga ana e tifozëve. Edhe Besa me Pogradecin janë në formë të mirë.

Kush është I avantazhuar? Avantazhi është I Pogradecit sepse ka dy pikë më shumë, por janë në trysni sepse kanë dy ndjekës. Janë nga dy ndeshje direkte me çdo kundërshtar. Ne duhet të kalojmë dy ndeshjet e para pa humbje, ndaj Lushnjës dhe Pogradecit duhet të marrim pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga