Vazhdon faza përgatitore dhe ndeshjet miqësore mes ekipeve shqiptare pak ditë para nisjes së sezonit të ri, që të jenë në formë sa më të mirë fizike.
Lushnja dhe Erzeni kanë zhvilluar ditën e sotme një miqësore luksi në Pogradec. Ekipi i Gugash Maganit surprizoi duke mundur shijakasit me rezultatin e ngushtë 0-1.
Protagonist në këtë ndeshje ishte një nga afrimet e fundit të lushnjarëve, mesfushori francez Leroux. Ky i fundit shënoi me anë të një 11-metërshi në minutën e 45-të të sfidës. Pas këtij goli rezultati nuk ndryshoi dhe Lushnja mori një fitore përballë një ekipi që militon në elitën e futbollit shqiptar.
Poll