Brunild Pepa do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Lushnjës në merkaton e janarit. Është klubi myzeqar që ka bërë me dije që lojtari i njohur është rikthyer në "shtëpi". Ai ka nisur stërvitjen me skuadrën, por duke qenë se është aktivizuar në këtë sezon me Kastriotin, nuk mund të jetë pjesë e ekipit për ndeshjet zyrtare.
Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar, thuhej: "Duke filluar nga janari, Brunild Pepa do të jetë pjesë e jona. Momentalisht Pepa po stërvitet bashkë me çunat e tjerë, por vetëm në janar do të ketë mundësi të luajë me ekipin në ndeshje zyrtare. Mirësevjen Brunild Pepa", shkruhej në lajmërimin e klubit lagunar.
Skuadra lushnjare ndodhet në vendin e parë të Grupit B në Kategorinë e Parë me 18 pikë. Rikthimi i 28-vjeçarit, shton më shumë kualitetin në fazën ofensive.
