
E ardhmja e Paulo Dybala ka marrë një kthesë të papritur. Sulmuesi që la Juventus ishte pranë Inter, me zikaltërit që kanë gjetur akordin dhe janë pranë rikthimit të Romelu Lukaku.
Belgu do kompletonte sulmin e Inter dhe argjentinasi do e kishte të vështirë për hapësira, ndërsa vetë Dybala duket se ka ndërruar kurs.
Mediet në Itali bëjnë me dije se tanimë janë kampionët e Italisë, Milan, skuadra ku agjenti i Dybala është afruar. Me pagë të lartë sezonale dhe me cilësi në këmbë, e ardhmja e Dybala pritet sërish në Serie A.
Kujtojmë se për sulmuesin ka pasur interes edhe nga La Liga, Bundesliga apo Premier League.
Poll