Romelu Lukaku është në qendër të vëmendjes nga mediet italiane. Sulmuesi i Interit po kërkohet me çdo kusht nga Chelsea, që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij. Fillimisht pati një ofertë prej 105 milionë eurosh për belgun plus mbrojtësin Alonso, por sërish drejtuesit zikaltër nuk u tunduan.
Siç raporton “Sky Sports Italia”, Blutë e Londrës kanë gati ofertën e radhës. Raportohet se do të ofrohen plot 130 milionë euro për sulmuesin e Interit. Ndërkohë paga vjetore e Lukakut do të kapë shifrën e 12 milionë eurove. Pritet me interes të sihet se si do të mbyllet kjo tratativë teksa prej ditësh merkato po “vlon”.