
Ky mund të jetë sezoni I fundit I Luka Modriç tek Real Madrid. Sikurse raportojnë mediat spanjolle, kroati në edicionin e ardhshëm mund të luajë në Serie A. Milani dhe Interi dëshirojnë të marrin shërbimet e tij, por të shohim se cila do të jetë dëshira e lojtarit.
Mesa duket, një tjetër derbi kemi në horizont mes skuadrave të qytetit të Milanos. Cilësitë e mesfushorit nuk diskutohen dhe ai kë treguar se për vite me radhë ka qenë një ndër më të mirët në botë, dhe për cilëndo skuadër, do të ishte një përforcim I rëndësishëm.
Poll