Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

"Luigji dhe Partizani jetuan me njëri-tjetrin", klubi i kuq me mesazh ngushëllimi për ish-fotoreporterin e njohur

Shkruar nga NEWSPORT

Luigj Preçi nuk mundi ta fitonte luftën kundër COVID-19. Ish-fotografi i njohur i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare mbylli sytë përgjithmonë në moshën 83-vjeçare.

Në këtë ditë të trishtë të komunitetit të futbollit, është klubi i kuq që ngushëllon familjarët e të ndjerit përmes një postimi në kanalin zyrtar. Në ambientin e Partizanit e cilësojnë Preçin si njeriun që ndau gjithçka me të kuqtë për 60 vite.

"NGUSHËLLIM

Me keqardhje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta sot në moshën 83 vjeçare të Luigj Preçit, fotoreporteri i njohur i sportit në vend dhe Partizanit në veçanti. Klubi i Partizanit ishte shtëpia e dytë e Luigjit, i cili në 60 vite me aparatin e tij ka fokusuar dhe përcjellë momente speciale dhe të paharrueshme të ekipit nga çdo stadium i vendit. Për 60 vite Luigji dhe Partizani jetuan me njëri-tjetrin duke ndarë gjithçka.

Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Luigj Preçi".

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga