Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luftëtari, zbulohet kombësia e prurjeve të reja, por ka një problem...

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari, zbulohet kombësia e prurjeve të reja, por ka një

Gjirokastritët po bëjnë merkato të fshehtë, ndërsa nuk janë të prirur që të bëjnë prurje pa kriter në skuadër. Përpos konfirmimit të lojtarëve nga grupi i sezonit të kaluar, ata kanë konfirmuar Julian Llukën, Kristal Abazajn dhe Shkëlzen Ruccin, Santinho Deni për sezonin e ri.

Normalisht, bluzinjtë po bëjnë prurje të menduara, pasi trajneri serb po sheh gjendjen e të tijve dhe është i bindur se në të ardhmen ky grup do të japë frytet e tij. Përpos kësaj situate, publiku gjirokastrit jo pak herë është treguar kritik për merkaton që po zhvillohet, ndërsa klubi ka ruajtur surprizën për në fund.

Burime për "newsport.al" tregojnë se pritet që në ditët në vijim të afrohen tre lojtarë me ngjyrë. Kombësia e tyre është nga kontinenti afrikan, ndërsa luajnë në ofensivë. Emrat ende nuk bëhen të ditur, ndërsa pozicionet janë të mesfushës dhe të sulmit, ku bluzinjtë kanë më shumë nevojë për të bërë kampionat konkurrues. Lojtarët do të vijnë nga Mozambiku, Nigeria dhe Portugalia. Problem aktual janë vetëm vizat.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga