
Në përgatitjet e Marienfeld në Gjermani ka nisur dueli: Frederico Marchetti nga një anë dhe Etrit Berisha nga ana tjetër. Të dy në luftë për të mbrojtur portën e Lazios. Kurioziteti shfaqet në fund, sepse sipas programit të shoqërisë dhe zgjedhjes teknike, portieri titullar i sezonit të ri nuk do të jetë asnjëri nga të dy.
Rebus Marchetti – Po, sepse klubi nuk është më i bindur tek aftësitë e portierit dhe do të kërkojë një tjetër për sezonin e ri. Në anën tjetër, sepse portieri në këto momente nuk ka ndërmend që të ndryshojë ambient. Nuk do që të lëvizë në këto momente, sepse disa muaj më parë ai rinovoi kontratën dhe Lotito nuk mund ta lëshojë me kosto zero.
Premtimi ndaj Berishës – Kërkesa për portierin e Genoa-s ka bërë që Berisha të kalojë menjëherë në zgjedhje të dytë për trajnerin për të qenë titullar për sezonin e ri. Por, edhe Simone Inzaghi nuk dëshiron që të vendosë Marchetit nën të.
Në këto momente preferohet Perin, i cili është projektuar për titullar këtë sezon, çka do të thotë se edhe Berisha është në situatë të vështirë nga të gjitha krahët te Lazio. E ardhmja e portierit kuqezi mbetet sërish në pikëpyetje, ndërsa i duhet që të gjejë patjetër një ambient ku të aktivizohet rregullisht që të jetë në formën optimale për t’u aktivizuar me kombëtaren.