
Kalimi i Granit Xhakës te Roma po kthehet në një telenovelë të vërtetë. Kryeqytetasit dhe Arsenali nuk po gjejnë dot rrugën e përbashkët. Oferta e romakëve nuk shkon më shumë se 15 milionë euro plus bonuse për lojtarin shqiptar, shifër kjo e ulët nga çfarë pretendohet nga pala tjetër.
Londinezët kërkojnë hiç më pak sesa 18 milionë euro, në të kundërt, gjithçka mund të dështojë. Ajo që mund të shtyjë drejt një fundi të lumtur është dëshira e Granit Xhakës për t'iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga portugezi, Jose Mourinho.Xhaka e ka shprehur tanimë dëshirën e tij dhe për të parë se çfarë do ndodhë, do na duhet të presim.
Poll