Burhan Mustafov është lojtari më i ri i skuadrës së Pobedës. Ish-mesfushori i Teutës së durrësit ka arritur marrëveshjen me ekipin maqedonas.
Lajmi bëhet i ditur nga “infosport.mk”, teksa raporton se ai ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare. Vetë futbollisti ka pranuar arritjen e akordit, ndërsa tashmë pritet vetëm debutimi i tij në fushën e blertë. Ky është afrimi i parë për skuadrën e Pobedës në këtë Vit të Ri.
Kujtojmë që Mustafov ishte pjesë e Teutës nga janari i 2018-tës deri në merkaton e verës.