Bonang Matheda është një modele e famshme me origjinë nga Afrika e Jugut. Sipas "Daily Mail", bukuroshja 31-vjeçare është fotografuar në Prague, atje ku po bën pushimet e saj. Sipas spekulimeve të fundit, modelja e famshme është një një lidhje me ish-lojtarin e Partizanit dhe Tiranës, Fatmir Hysenbelliun. Sipas medieve të huaja, ajo është larguar për të jetuar me të dashurin e saj. Ndalesa e saj në Prague është thjesht një moment për të pushuar, shkruan po ashtu portali i famshëm britanik "IOL".
Fansat e saj e kanë sulmuar në Instagram duke kërkuar emrin dhe adresën e të dashurit të saj që t'i bëjnë "atij një vizitë. Shkruhet po ashtu se modelen e kanë ironizuar për vendimin e largimit në Shqipëri, atje ku jeta nuk ka asnjë lidhje me jetën që ajo ishte mësuar. Modelja e famshme kishte deklaruar që është e dashuruar që në vitin 2018-të dhe se do të largohej të jetonte me të dashurin që duket se është ish-lojtari i njohur, tashmë i suksesshëm në fushën e biznesit.
