
Ndërrimi i tre trajnerëve brenda dy orësh ka shtyrë mediat që të flasin për këtë situatë. Pas derbit të humbur me Tiranën, ekipi i Partizanit largoi trajnerin Lerda, ndërsa Teuta shkarkoi Bledi Shkëmbin. Të njëjtin fat pati edhe Marantas te Luftëtari, që u largua pas humbjes në Laç.
I ftuar në emisionin "Gol pas Goli", ish lojtari Luan Pinari ka folur për këtë çështje, duke theksuar: "Nuk është një situatë normale, tre trajnerë të larguar brenda pak orësh. Institucioni i trajnerit është në lëkundje. Vërtet janë rezultatet që të mbajnë në punë, por mendoj se një trajner që zhgjidhet duhet ta mbyllë sezonin".
Poll