Alesio Hyseni është larguar nga Partizani. Është klubi i kuq që bën me dije se mesfushori 23-vjeçar është huazuar te skuadra e KI Klaksvik, kampioni në fuqi i Ishujve Faroe.
Ai do të luajë me këtë ekip deri në fund të këtij edicioni dhe më pas do të rikthehet sërish në shtëpi. Në njoftimin për mediet bëhej me dije:
"ZYRTARE
ALESSIO HYSENI HUAZOHET TE KI KLAKSVIK
Klubi zyrtarizon trasferimin në formulën e huazimit të Alessio Hysenit pranë skuadrës KI Klaksvik. Mesfushori 23 vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në Janarin e 2019 nga Flamurtari, do të provojë tashmë eksperiencën në radhët e kampionëve në fuqi të Ishujve Faroe. Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Hyseni do të jetë lojtar i KI Klaksvik deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 - 2020".
Kujtojmë që 23-vjeçari luajti si titullar në derbin e fundit mes Tiranës dhe Partizanit, ku bardheblutë e fituan me rezultatin 2-1.
