Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Luajti titullar ndaj Sasulos, Ançelotti: Hysaj bëri një ndeshje të mirë, ne kemi folur dhe ai...

Shkruar nga NEWSPORT
Luajti titullar ndaj Sasulos, Ançelotti: Hysaj bëri një ndeshje

Elseid Hysaj ishte kthyer në një çështje te skuadra e Napolit për aktivizimin e pakët që kur trajneri Ançelotti mori drejtimin e skuadrës. Ishte agjenti i lojtari i cili pati një takim me trajnerin në lidhje me mbrojtësin dhe Ançelotti i konfirmoi se Hysaj është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Në ndeshjen e djeshme në Kupë ndaj Sasuolës, mbrojtësi shkodran e nisi si titullar. Pas ndeshjes numri një i pankinës napoletane foli për paraqitjen e lojtarit të Kombëtares.

"Hysaj bëri një ndeshje përgjithësisht të mirë mbrëmë, pati dhe gabime. Mendoj që situata e tij është menaxhuar mirë. Gjatë një sezoni mund të ketë ulje dhe ngritje. Kam folur me të dhe ai është shprehur se dëshiron të qëndrojë këtu. Ne kemi respekt për të, ai dhe agjenti i tij mendoj se janë të qetë në tani", u shpreh Ançelotti

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga